
Ka shkuar në tre numri i personave që kanë ndërruar jetë si pasojë e një sulmi me armë zjarri në qendër të Parisit.
Dëshmitarët thanë se sulmuesi kishte në shënjestër një qendër dhe restorant të komunitetit kurd.
Autori i dyshuar, një 69-vjeçar, u arrestua menjëherë pas ngjarjes dhe rezultoi se ai ishte liruar nga burgu pak kohë më parë.
Autoritetet apeluan që njerëzit të shmangin zonën në Strasburg-Saint Denis në lagjen e 10-të të Parisit.
Prokurorja e Parisit, Laure Beccuau, konfirmoi se i dyshuari ishte akuzuar më parë për dhunë raciste.