300 vrasje pa zbardhur, por mimnister Çuçi deklaron se nuk është faji i shtetit

0

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji gjatë seancës së sotme plenare ka zhvilluar një interpelancë me ministrin e Brendshëm Bledi Çuçin ku mes debatesh janë diskutuar rritja e kriminalitetit në vend, emigrimi i të rinjve shqiptarë me gomone drejt Britanisë së Madhe por edhe mungesa e sigurisë.

Në fjalën e tij, Salianji ironizoi situatën e krijuar mes policisë dhe kriminelëve në kërkim duke shtuar se blutë bien në gjurmët e tyre vetëm kur kanë probleme me njëri-tjetrin.

Zoti ministër faleminderit që të gjetëm sot se të kemi shpallur në kërkim që prej një muaji. Jeni bërë si ju me policinë, i shihni kriminelët dhe nuk i kapni. Dhe ne të shohim këtu por nuk të kapim dot. Prej vitesh situate me kriminalitetin është rënduar. Përditë shohim në media dhe në zonat tona si qytetarët na drejtohen me mungesën e sigurisë në këtë vend. Ndeshen me paaftësinë e policisë së shtetit dhe kjo reflektohet edhe te policët e thjeshtë. E kam kërkuar këtë interpelancë në fillim të shtatorit pas ngjarjeve të rënda të ndodhura në rrugët kryesore. Ngjarjet kriminale po ndodhin çdo ditë dhe policia i gjen vetëm kur kanë problem me njëri tjetrin. Kam disa pyetje. Një prej tyre është shqetësimi për trafikun e qytetarëve shqiptarë që mbushën gjatë gjithë verës gazetat kryesore britanike”, deklaroi Salianji.

Salianji e nisi fjalën e tij në parlament me situatën e rënduar të rendit në vend duke theksuar se ngjarjet kriminale janë periodike në Shqipëri. Deputeti i PD-së, kujtoi fletë-dorëheqjen me gabime gramatikore, duke shtuar se Ardi Veliut i duhet një abetare, dhe një detyrë e tillë.

Keni dhjetë vite bëni vetëm këtë muhabet. Si nuk ka dështuar procesi i vettingut. Imagjino që ju thoni do sjellim një projektligj që vettingut e policisë së Shtetit atyre që kanë investuar në shkollim, janë oficerë do e bëjë i famshmi Ardi Veliu i pashkollë! Atij jepini abetaren. Në një letër dorëheqje ka bërë 50 gabime gramatikore. Ju e merrni nga zv ministër njëri politik, e çoni të bëjë kontrollin e drejtuesve të policisë dhe policëve të thjeshtë”, tha Salianji.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu