4 herë thika Kokoneshit në shpatull, 5 në bark shoferi/ Detaje nga ngjarja në Divjakë

0

Kryetari i Bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi dhe shoferi i tij Gazmir Bullari i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale pasi u plagosën me thikë nga Orgest Xhelili.

Kokoneshi u godit 4 herë në shpatull dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shoferi i tij është në gjendje të rëndë pasi është plagosur 5 herë me thikë në bark.

Xhelili ishte IT në bashki dhe ka kryer krimin pasi u shkarkua nga puna bashkë me gruan e tij e cila mbante postin e drejtoreshës në këtë bashki.

Ngjarja ndodhi në afërsi të bashkisë dhe menjëherë të lënduarit janë dërguar për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Lushnjë. Autori është arrestuar.

Nuk është hera e parë që Kokoneshi përfshihet në një konflikt. Pak kohë më parë është dhunuar nga 32-vjeçari Dritan Senekaj, në mes të qytetit.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu