4 Klanet Mafioze janë bashkë kundër SPAK-ut dhe Amerikës

0

Shkruan Sokol Pepushaj

Ditën që Amerika, përmes ambasadorit Donald Lu, foli me fshatarët tanë, se janë futur në rreth të kuq 4 Klane Mafioze që komandojnë 20 familje kriminale, ishte afër çdo pritshmërie, se antiamerikanët më të tmerrshëm do të jenë ata, piratët e famshëm të fshatit tonë.

Arrestimi dhe sekuestrimi i pasurive të tyre, as diskutohej e as diskutohet, pasi, sërish sipas Amerikës, janë rrezik potencial për njerëzimin.

Po, më të mëdhenjtë e mafies sonë, kanë lobuar me para ruse deri në “Shtëpinë e Bardhë”. Kështu pra, kanë nxirë jo vetëm jetën e kreut të FBI-së për New York-un, Charles McGonigal, emra të mëdhenj të politikës dhe bizneseve nga Kina, Rusia, Serbia, e deri tek më të vegjlit,  anëtarët e familjeve mafioze: si Olsi Rama, Shkëlzen Berisha, Monika Kryemadhi, Engjell Agaçi, Olta Xhaçka, ndranghetas, inceneratoristët, Fatmir Mediu dhe Ilir Beqja, beqarë e dhëndurë të këtyre 4 Klaneve, që ta themi, e di kushdo tashmë; ata janë të gjithë bashkë, jo vetëm kundër SPAK-ut, por edhe kundër Amerikës.

Pra, më thoni ju, cilët nga këta mafiozë të përmendur me emra dhe nga presioni i publikut janë në derë të burgut, mund të jenë kapot e Klaneve Mafioze dhe 20 familjeve kriminale?

Do qeshte edhe më budallai i fshatit me ju që shtireni sikur jeni për shtet ligjor.

Ndjeshmëria nuk ndikon mbi ndjenjat e peshores së ligjit.

Përputhja me pajtimin, fjala bie, se Gjergj Luci ka sot më shumë famë se Gjergj Fishta, apo piktori ka fituar para nga shitja e një libri më shumë se Ismail Kadare me reparte të tëra veprash në shtatë dekada; i ngjan asaj që shitet në mediat e krimit, se mafia qeveritare e do drejtësinë dhe Amerikën.

Vetëpastrimi nuk është tjetër çka, përveçse vetëshkarkim.

Babloku nuk e ka për gjë t’i shesë edhe ca të vetët, e të qëndrojë deri në sakrificën e fundit kundër demokracisë dhe Amerikës./Pamfleti

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu