Kreu Sport Armando Duka në Elbasan Arena, jo në Air Albania: Si e dinte...

Armando Duka në Elbasan Arena, jo në Air Albania: Si e dinte ku do të festohej titulli?!

0
19

Presidenti i FSHF-së, Armando Duka, nxitoi të uronte Egnatian për titullin kampion, duke e cilësuar si një sukses të merituar. Deri këtu gjithçka normale.

Por një pyetje e vogël vazhdon të qarkullojë në ambientet e futbollit shqiptar: Si vendosi z. Duka të ishte në “Elbasan Arena” dhe jo në “Air Albania”?

Në letër, si Egnatia, Elbasani ashtu edhe Vllaznia ishin në garë për titullin. Logjika do të thoshte se presidenti i Federatës duhej të ishte aty ku kishte më shumë gjasa të vendosej kampioni, ose të paktën të priste fundin e ndeshjeve. Por jo. Ai zgjodhi Elbasanin.

Madje, që në momentin kur në tribunën VIP të ndeshjes Vllaznia-Elbasani mungonte presidenti i FSHF-së, shumëkush e kuptoi se trofeu duket se kishte zgjedhur destinacionin e tij përpara vërshëllimës së fundit.

Ndoshta z. Duka ka një GPS futbollistik që tregon paraprakisht vendndodhjen e kampionit. Ndoshta ka një aplikacion sekret që nuk e kanë klubet e tjera. Ose ndoshta thjesht intuita e tij është aq e fortë sa parashikon rezultatin përpara se të luhet ndeshja.

Në fund, Egnatia fitoi titullin dhe presidenti ishte aty për ta dorëzuar kupën. Gjithçka përkoi në mënyrë perfekte.

Sa për tifozët u mbetet vetëm një pyetje: A ishte Armando Duka spektator i finales, apo kishte parë fundin e filmit para se të fillonte shfaqja?

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu