4 pyetjet e konservatorëve duan përgjigje…

0

“Akademia Kombëtare Konservatore Albania”
4 Pyetje publike dhe një kërkesë.

Drejtuar :
Shtz. President i Republikës së Shqipërisë.
Dr. i asociuar zotit Bajram Begaj.
1 – Shtz. President Bajram Begaj.
– A jeni ju nën hetim nga Struktura e posacme Anti Korrupsion SPAK si i përfshirë në afera korruptive për bazat Ushtarake Detare Shëngjin dhe Sarandë?
2 – A jeni zgjedhur ju Shtz. President Bajram Begaj në seancë plenare në Kuvëndin Republika e Shqipërisë në shkelje të Kushtëtutës së Republikës të Shqipërisë, pa dhënë dorëheqje nga pozicioni, gjeneral, Shef i Shtabit të Përgjithëshëm në Forcën e Armatosur RSH ?
3 – A keni marrë titull akademik si Doktor i asociuar në shkenca mjekësore me “studim” ligjor personal?
4 – A keni kryer “vjedhje intelektuale” ( plagjatura ) në studime publike a private nga revista mjeksore Amerikane apo të tjera botime Shkencore ?
Shtz. President Bajram Begaj.
– Akademia Konservatore Kombëtare Albania mbetet me shpresë dhe ju kërkon përgjigje publike brënda 72 orësh.
Vo.
Zoti President Bajram Begaj.
Heshtja juaj me mbarimin e afatit 72 orë na obligon t’u akuzojmë për shkelje betimi, mbi Kushtëtutën e Republikës së Shqipërisë.
Ps.
Në rast se ju Shtz. President Bajram Begaj do të zgjidhni heshtjen.
– Akademia Konservatore Albania do të këshillojë :
“Partinë Kombëtare Konservatore Albania” e cila ka tagër, status ligjor ti drejtohet me padi Gjykatës Kushtëtuese për t’iu hequr, Ju zoti Bajram Begaj mandatin presidencial për shkelje të rënda të betimit tuaj si president i Republikës së Shqipërisë.
“AKDKA”
Zv. President.
Prof. Dr. Sabri Kadriu.
Prishtina – Tirana
Datë 30/08/2024

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu