Nga protesta e opozitës në bulevard para kryeministrisë, mjeku Erion Dasho u shpreh se 500 milionë euro u janë vjedhur të sëmurëve shqiptarë, për të pasuruar Vilmat dhe oligarkët e rilindjes
Dasho: Jam i nderuar, e ndjej veten të privilegjuar që flas sot nga ky tubim madhështor, që dërgon dy mesazhe. Mesazhi i parë është ai i shpresës për shqiptarët, qytetarët më të nëpërkëmbur, vjedhur e të spiunuar, në Europë. Shqiptarët janë i vetmi vend në botë që shikojnë vendin e tyre të zbrazet pa qenë në luftë. Mesazhi i dytë, është mesazh force, për Edi Ramën, Boratin.
Ti Borat me bandën tuaj të rilindjes, i keni ditët të numëruara. Është çështje ditësh, muajsh para se të shkosh ti bësh shoqëri Beqajt tënd të koncensioneve dhe të japësh llogari për çdo qindarkë që i keni vjedhur shqiptarëve. Në 34 vite demokraci, nuk kemi pasur kurrë dhe nuk janë qeverisur kurrë shqiptarët nga një bandë e tillë kriminale, që me mashtrime, hajdutëri, drogë dhe krim kanë mjeruar shqiptarët dhe kanë shkatërruar Shqipërinë.
Askund më shumë se në shëndetësi shqiptarët nuk mund ti shohin mashtrimet, vjedhjet e krimet e rilindjes. Me një mashtrim e nisi rilindja qeverisjen e saj, shëndetësi falas. Sot i kanë dhënë shqiptarëve shëndetësi afrikane, që po nuk pagove, vdes. Kurrë nuk kanë ndodhur që të ju vidhen 500 milionë euro të sëmurëve shqiptarë, për të pasuruar Vilmat dhe oligarkët e rilindjes.