Hakerat iranianë që sulmuan Shqipërinë, vijojnë të publikojnë të dhëna mjaft sensitive nga sistemet kompjuterike shtetërore.
Në një grup në Telegram, hakerat e “Homeland Justice” kanë publikuar listat nga sistemi i policisë “MEMEX”, ku janë të listuar personat e dyshuar për veprimtari kriminale në Shqipëri.
Një ndër personat që figuron si e dyshuar është Elisa Spriropali, Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëkohësisht eksponente e lartë e Partisë Socialiste. Është e paqartë pse Spiropali ka qenë në radarët e policisë dhe për çfarë është dyshuar dhe verifikuar konkretisht.
Emër, mbiemër, numër ID, foto, data dhe vendi i lindjes shfaqen në dokument për rreth 90 mijë qytetarë të dyshuar.
Kujtojmë se pas sulmit kibernetik, kryeministri Rama i siguroi shqiptarët se informacioni i vjedhur nga hakerat nuk është sensitiv dhe nuk përmban të dhëna sekrete apo të rëndësishme, por me sa duket deklarimet e Ramës janë të pavërteta. Deri tani hakerat kanë publikuar informacion mjaft të dëmshëm për institucionet, si emailet e ish drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano dhe një numri të lartë zyrtarësh.
Publikimi i të dhënave të MEMEX, pritet të shkaktojë në furtunë të re në Shqipëri.