Kreu Aktualitet 55 minuta konferencë e përbashkët, Rama dominoi ndaj Blinken

55 minuta konferencë e përbashkët, Rama dominoi ndaj Blinken

0

Para largimit nga Shqipëria, sekretari amerikan Antony Blinken mbajti një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin shqiptar, që zgjati 55 minuta.

Nuk mund të kalonte pa u vënë re dominimi që kreu i shtetit pati ndaj sekretarit amerikan, me një diferencë të dukshme. Rama foli plot 30 minuta, ndërsa Blinken 16 minuta. Ata folën për çështje të rëndësishme si lufta në Ukrainë, mikpritja e afganëve në Shqipëri, mosmarrëveshjet Kosovë-Serbi për dialogun dhe heqjen nga qarkullimi të dinarit, por edhe për çështje të brendshme politike.

Blinken, i veshur me “kostumin diplomatik” ishte mjaft i kujdesshëm në përgjigjet e tij, duke folur shkurt dhe në mënyrë të përmbledhur. Ndërsa Rama u zgjat më shumë duke u futur në detaje, siç ishin ushqimi gjerman apo lufta në Palestinë. 

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu