Para largimit nga Shqipëria, sekretari amerikan Antony Blinken mbajti një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin shqiptar, që zgjati 55 minuta.
Promoted Content
Para largimit nga Shqipëria, sekretari amerikan Antony Blinken mbajti një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin shqiptar, që zgjati 55 minuta.
Nuk mund të kalonte pa u vënë re dominimi që kreu i shtetit pati ndaj sekretarit amerikan, me një diferencë të dukshme. Rama foli plot 30 minuta, ndërsa Blinken 16 minuta. Ata folën për çështje të rëndësishme si lufta në Ukrainë, mikpritja e afganëve në Shqipëri, mosmarrëveshjet Kosovë-Serbi për dialogun dhe heqjen nga qarkullimi të dinarit, por edhe për çështje të brendshme politike.
Blinken, i veshur me “kostumin diplomatik” ishte mjaft i kujdesshëm në përgjigjet e tij, duke folur shkurt dhe në mënyrë të përmbledhur. Ndërsa Rama u zgjat më shumë duke u futur në detaje, siç ishin ushqimi gjerman apo lufta në Palestinë.


