96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

0

96 orët e fundit që kanë të bëjnë me hetimin e SPAK ndaj ish-Kryeministrit Sali Berisha, analisti Lorenc Vangjeli i konsideron si orët që po ndryshojnë Shqipërinë dhe që po shkruajnë historinë.

I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Vangjeli tha se Kryeministri Edi Rama është personi më i painteresuar që Berisha të shkojë në SPAK, për arsye se i nevojitet në politikë si kundërshtar.
Sipas Vangjelit, pas procesit që po ndodh me ish-Kryeministrin Berisha, ministra dhe ish-ministra ndihen të frikësuar nga SPAK.
“Në Shtator 2021 në studion tënde kam thënë vilën më të famshme në Shqipër do ta shohim të bllokuar. Personi më i famshëm në këto 30 vjet është Sali Berisha.

Një palë mendon që drejtësia do jetë instrumenti magjik që do ndryshojë politikën shqiptare dhe ngjyrën e qeverisë. Është gjëja më e gabuar dhe shpresoj që të kuptohet që kjo edhe nuk ndodh. Drejtësia godet individin, fajësia është individuale. Pushteti dhe ngjyra e qeverisjes varet nga një trup gjykatësish dhe këta janë 3 milionë e kusur mijë shpirta shqiptarësh që vendosin se cilët do t’i qeverisin duke gjykuar dhe mbi CV e tyre.

Në rastin e parë ka dyshime të arsyeshme që z.Berisha është i përfshirë në një histori korrupsioni. Tjetra që është edhe më e dukshme është që me retorikën e tij të vazhdueshme po tenton të bëjë në mënyrën më të gabuar avokatinë e tij dhe personave të përfshirë në çështje.

Ka vetëm 2 njerëz sot për të cilët edhe logjika e Shkullakut nuk funksionon, dhe këta janë Sali Berisha edhe Edi Rama. Për këta dy njerëz për të cilët ka 30 vjet që shqiptarët votojnë këto nuk ekzistojnë, sepse ligjësia e moralit është shumë më i madh se gjithçka tjetër. Këta dy njerëz që kanë marrë besimin e publikut duhet të shkojnë sa herë që i thërret një pushtet i tretë.

E gjitha ngrihet mbi një aksion të gënjeshtër. Njeriu i fundit në Republikën e Shqipërisë i interesuar që Berisha të ballafaqohet me Dumanin dhe njerëzit e tij është Edi Rama. Edi Ramës i duhet Sali Berisha si kreu i opozitës, si njeriu që ka përballë.

Ata nuk të fusin brenda, por të rrëfejnë se si hapet procesi penal si hetohet . Berisha di shumë mirë që Edi Rama është i painteresuar sepse e do përballë.
Mulliri i zonjës Millonai që po bluan një shkëmb kaq të ashpër si z.Berisha gjithkënd tjetër i shkul me lehtësinë që gratë shkulun qimet e vetullave. Në këto ditë të nxehta, në 96 orët të cilat po ndryshojnë Shqipërinë dhe po shkruajnë histori, kur flitet për procesin e Berishës, kujtohen nja 4 a 5 ministra dhe ish-ministra të Ramës të cilët kur shikojnë se çfarë po ndodh me Berishën natyrisht pantallonat dhe rripin e pantallonave nuk e kanë te mesi, por e kanë diku gjetkë. Le të themi ndonjë pëllëmbë poshtë gjurit”, tha analisti Lorenc Vangjeli.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu