Policët të pakënaqur nga Kurti: Më shumë na i ulën se sa na i rritën pagat, nuk siguron mirëqenie

0

Policia e Kosovës nuk është e kënaqur me pagat e reja. Edhe pse Qeveria e Kosovës tha se përmes Ligjit të ri për pagat në sektorin publik, rriti pagat e zyrtarëve policorë, nga Policia e Kosovës thonë se, me ligjin e ri, për disa pjesëtarë madje parashihet edhe ulja e pagave.

Më 1 shkurt, ekzekutivi njoftoi se vlera e koeficientit të pagave do të jetë 105 euro.

Me Ligjin e ri për pagat, niveli i koeficienteve është nga 2 deri në 18. Presidentes së shtetit i është caktuar koeficienti më i lartë, sipas të cilit ajo do të ketë pagën më të madhe.

Rreth 83 mijë punonjës të sektorit publik marrin pagë nga buxheti i shtetit. Me koeficientët e rinj, Qeveria ka thënë se synon të krijojë barazi në mesin e shërbyesve publikë.

Policia e Kosovës numëron një staf prej afër 10 mijë personash. Koeficientin më të lartë e ka drejtori i Përgjithshëm (14.5), kurse më të ulëtin (2) e kanë kadetët policorë. Besohet se pjesa më e madhe e pjesëtarëve në Policinë e Kosovës kanë pozitën polic i lartë, koeficienti i së cilës është 5.9, që përkthehet në pagë bazë prej 619 eurosh.

Drejtuesi i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, thotë për Radion Evropa e Lirë se me koeficientët e rinj, Qeveria ka bërë rritje minimale të pagës bazë, prej 20 deri në 60 euro, për disa kategori brenda Policisë. Por, në anën tjetër, thotë se janë ulur shumë paga.

“Paga bazë e një polici të lartë që, për shembull, punon në NJSI [Njësia Speciale Intervenuese], është 702 euro [392 pagë bazë, plus 310 euro shtesa]. E tash, më shumë është 702 apo 619 euro? Pse po e them këtë? Gjashtëqind e nëntëmbëdhjetë euro është në bazë të koeficientit të ri, pjesën tjetër shtesë, te Policia e Kosovës, me Ligjin e ri të pagave e kanë zvogëluar, për të mos thënë e kanë hequr krejt, e kanë lënë vetëm 1 për qind të buxhetit [të Policisë së Kosovës], që nuk mbulon asgjë, e që policin e lë pa shtesa edhe për rrezikshmëri”, thotë Zeqiri.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu