Alma Tafani shpërblehet me 1.1 miliardë nga Veliaj në tenderin e bulmetit, firma tjetër ofroi zero lekë

0

Rezulton se kryetari aktual i Bashkisë Tiranë vazhdon i qetë e pa e vrarë mendjen aspak me tenderat që shpërndajnë miliardat e qytetarëve të Tiranës drejt xhepave të oligarkëve. Një tender me të vërtetë nga ata që bëjnë “muu” përsa i përket dyshimeve është edhe ky që do të shikoni më poshtë.

Bëhet fjalë për procedurën me numër reference REF-51778-12-01-2022 dhe me objekt Loti II: Blerje bulmet, qumësht, kos, djathë, gjizë. Tenderi organizohet nga Bashkia Tiranë, përkatësisht nga Drejtoria e Përgjithshme e Çerdheve dhe Kopshteve.

Fondi limit i planifikuar për këtë procedurë është 96,419,003 lekë të reja pa TVSH ose rreth 1.1 miliardë lekë të vjetra me TVSH. Por nëse hulumtojmë në dokumentacionin përkatës të tenderit fillojë të dalin në pah çudirat.

Vihet re se ndonëse bëhet fjalë për një shifër të lartë, në garë kanë marrë pjesë vetëm dy kompani, AGS e Alma Tafanit dhe një tjetër kompani e quajtur DOGEL. Jo vetëm që kemi të bëjmë me një konkurrencë sa për sy e faqe pasi kanë marrë pjesë vetëm dy firma, por firma e dytë ka ofruar vlerë zero.

Ky është një veprim tipik i rasteve kur fituesi dihet që në fillim para tenderit dhe firma e dytë ka marrë pjesë sa për numër, mjaftueshëm sa për të mos thënë që nuk ka patur mungesë konkurrence. Kuptohet që në mungesë të një ofertë përballë, fituese është shpallur me lehtësi e pa mëdyshje firma AGS e Alma Tafanit.

Oferta e saj është 95,074,060 lekë të reja pa TVSH ose rreth 1.1 miliardë lekë të vjetra me TVSH. Ndërkohë nëse krahasojmë ofertën e saj me fondin limit të tenderit shikohet se kjo ofertë është sa 99% e fondit limit. Bukur apo jo?

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu