Gazetari Agim Xhafka kap mat Blendi Gonxhen: Pse i rjepni shqipatrët, patenta në SHBA kushton 42$, e mora vetë

0

Shkruan Agim Xhafka

Blendi Gonxhja në një takim me shoqatën e autoshkollave vendosën që të rrisin çmimin e marrjes së licencës së drejtimit të mjeteve. Ose të patentës si i themi në gjuhën popullore.

Gonxhja vetë ka ‘lulëzuar’ në shumë pozicione, që nga piktura për të cilën është diplomuar, më pas shef kabineti i Ramës në ministri, zëvendës i Ramës në bashki e papritur drejtor i parqeve nën Velinë e së fundi, po e them shkurt, drejtor i një enti që ndan patenta.

Gjatë duhen dy rreshta ta shkruash ndërmarrjen e këtij drejtori.

Pardje Blendi nënshkroi dyfishimin e çmimit të marrjes së patentave. Se kur rritet djathi dhe kosi kështu do shkojë kjo punë. E për të mos bërë bujë ky çmim u bë me pak ‘graso’ si do na u rritka siguria në rrugë, do kemi më pak aksidente e tërci e vërci qesëndis populli ynë i urtë dhe gjumëshumë.

Me që Blendi Patenta ka bërë dhe një trajnim politik në Michigan, po i tregoj si unë e mora në USA patentën.

Sa u paraqita atje, pra te zyra e kolegëve të Gonxhes, më vunë para një listë me emra autoshkollash.

-Zgjidh!-më thanë.

-Është e detyrueshme?

-Jo.

-Atëherë nuk do frekuentoj asnjë autoshkollë, – u thashë.

-Je gati për provim teorie?

-Po, e kam lexuar kodin rrugor dje.

-Shko te ai kompjuteri atje dhe mbush testin që do të të shfaqet në ekran. E ke në 27 gjuhë. Shqipja është e para.

Shkova, e plotësova, e printova, e dorëzova. E korrigjoi një gocë te banaku i zyrës.

-Bravo, kalove – më tha.

Pastaj u afrova te një palë dylbi të palëvizëshme. Vendosa sytë atje. Ishte si vizita që bëjmë me detyrim te okulisti në Shqipëri.

-Sheh një shkëndijë?

-Po,-i thashë.

-Nga cili krah erdhi?

-Majtas.

-Po tani?

-Prapë majtas.

-Ok. Sytë i paske në rregull. Tani buzëqesh të të bëj një foto. Përjashta zgjidh një instruktor për praktikën.

-Po për veshët? Dëgjoj mirë a jo?

-Mirë dëgjon. Se ja ne të dy po flasim. Unë të pyes, ti përgjigjesh.

Dola në rrugë. Hypa te autoshkolla e parë. Ndeza makinën dhe dëgjova ustain, majtas, dil në autostradë, futu te rrugica, merr djathtas dhe arrita ku u nisa. Më preu një faturë 42 dollarë.

-Pas një jave të vjen në shtëpi licenca,-më tha ustai.

Në fakt erdhi më shpejt. Ja si është Amerika! Thjesht, shpejt e lirë. Shumë lirë, o Gonxhe! Pse nuk i kopjon? Nga që hiqeni si amerikanë andaj ta solla këtë përvojë. Në fakt shpirtin e keni rus. Vdisni për një shtet të fortë. Që të vendosni çmimet për ushqime, karburante dhe për… patentat.

Jepi Gonxhe! Lulëzo!

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu