“E kuptoj frikën e tij”, Kryemadhi: 2 marsi po vjen, uroj që Rama të mos sëmuret

0

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi beson se çështja “McGonigal” do të zbardhet, po ashtu edhe roli i kryeministrit Edi Rama. Por sipas saj, do të jenë vetë amerikanët ata që do të zbulojnë përfshirjen e Ramës.

Në Kuvend, Kryemadhi e ftoi Ramën të mos ketë “frikë dhe panik”, dhe të jetë i pranishëm në datën dy mars, kur është vendosur edhe seanca për mocion me debat për çështjen McGonigal.

Sipas Kryemadhit, paniku i maxhorancës për këtë çështje dallohet te bllokimi që po i bëjnë ngritjes së komisionit hetimor për këtë çështje.

“Fjalët tona janë të tepërta këtu. E gjithë filozofia e kësaj seance duhej të mbyllej me një vendim të thjeshtë, këtu të kishim kryeministrin që të jepte shpjegime për atë çfarë ka ndodhur. Ajo që unë dua të theksoj është që edhe vetë socialistët ndihen të përdorur në kulm pasi respekti ndaj tyre është minimal. E kuptoj frikën dhe panikun që e kap kryeministrin për çështjen McGonigal.

Dy marsi, po vjen java tjetër, uroj të mos na sëmuret kryeministri. Nuk ka ndonjë qamet të madh, por frika e tij tregohet me mënyrën se si ju keni ndërtuar strategjinë mbrojtëse duke pezulluar ligjin për komisionet hetimore. Çështja McGonigal do të shkojë drejt zbardhjes, do e zbardhin vetë amerikanët, sepse përfshirja e kryeministrit tonë ka kaluar të gjitha limitet”, deklaroi Kryemadhi.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu