Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka folur për takimin e saj me ish-agjenti i FBI-së, Charles McGonigal.
Ajo u shpreh se me McGonigal është takuar në zyrët e FBI, ku ka qenë zyrtarisht e ftuar si ambasadore.
“Unë kam qenë e ftuar në FBI zyrtarisht si ambasadore që t’ju drejtohen kadetëve dhe oficerëve të rinj të FBI, ky ka qenë një nder i madh që më është bërë mua dhe që i është bërë Kosovës dhe komunikimi im me FBI dhe me zyrtarin në fjalë ka qenë në zyrë dhe në ShBA”, tha ajo.
Çitaku tha se nuk e di se me kë është takuar ai në Kosovë, mirëpo u shpreh se flitet që e ka takuar një politikan.