Në 10 vitet e qeverisjes Rama, nga viti 2013 deri në 2023,janë mbyllur 145 mijë biznese

0

Rritet numri i bizneseve që po shkojnë drejt mbylljes. Mbi 40% e ndërmarrjeve të mbetura janë në mbijetesë pasi kanë penalitete dhe kamatvonesa, nga rritja e taksat dhe rënia e fuqisë blerëse. Detyrimet e papaguara rezultojnë mbi 1.2 miliard USD, ndërkohë që 34.745 biznese të tjera kanë paraqitur kërkesa për mbyllje

RRITJE ALARMANTE E NUMRIT TË BIZNESEVE, QË SHKOJNË DREJT FALIMENTIMIT. DERI NË JANARIN E KËTIJ VITI REZULTOJNË JO PAK, POR 34,745 BIZNESE QË JANË ZHYTUR NË BORXHE.

Rritje alarmante e numrit të bizneseve, që shkojnë drejt falimentimit. Vetëm në një vit lista e bizneseve debitorë është rritur me 4760 subjekte. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka publikuar listën me bizneset që nuk kanë shlyer detyrimet. Deri në janarin e këtij viti rezultojnë jo pak, por 34,745 biznese që janë zhytur në borxhe.

Ndërkohë është në kurbë rritëse, edhe numri i bizneseve që kanë falimentuar. Sipas listës për bizneset pasive të publikuar me datë 10 shkurt 2013, nga DPT rezulton se deri në fund të viti 2022 janë mbyllur mbi 145 mijë biznese.

Sakaq, në të dhënat e DPT, bëhet me dije se principali i detyrimeve tatimore të akumuluara përbën rreth 60% të shumës totale të debive. Ndërkohë, pjesa tjetër e këtyre detyrimeve 40% e mbetur përbëhet nga penalitetet dhe kamatëvonesat. TVSH zë peshën më të madhe në stokun me borxhin me 35%, e ndjekur nga Tatim Fitimi me 29%. Ky i fundit tregon se fitimet e bizneseve kanë filluar të ulen ndjeshëm që nga viti 2020 kur u paralizuan nga pandemia e Covid-19.

Më poshtë renditen me 17% borxhet e Sigurimeve Shoqërore dhe ato Shëndetësore. Pagesa e kontributeve të sigurimeve vazhdon të mbetet një problem, që nuk po reduktohet dhe dëmton të ardhmen e qytetarëve.

BIZNESET NUK KANË MUNDUR TË MBIJETOJNË NGA 40% E MBETUR PËRBËHET NGA PENALITETET DHE KAMATËVONESAT. TVSH ZË PESHËN MË TË MADHE NË STOKUN ME BORXHIN ME 35%, E NDJEKUR NGA TATIM FITIMI ME 29%.

Gjendja sa vjen e përkeqësohet

Shifrat më të larta tregojnë se gjendja e bizneseve dhe ekonomisë nuk është aspak e mirë. Po të krahasojmë të dhënat e DPT, rezulton se gjatë periudhës janar 2022- janar 2023 borxhi është rritur. Dhe gjendja e bizneseve është më e rëndë se në periudhën 2020- 2021, kur ekonomia po vuante akoma pasojat e pandemisë.

Këtë e konfirmojnë dhe të dhënat e publikuara së fundmi nga një auditim i kryer nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Sipas KLSH, niveli i detyrimeve të papaguara nga bizneset ka shënuar rritje marramendëse edhe në raport me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës, pra janar-dhjetor 2020. Në raport evidentohet se borxhi tek Tatimet në vitin 2021 është rritur me 12.4 milionë krahasuar me vitin 2020. Pasi në vitin paraardhës në periudhën janar-dhjetor debitë kanë pësuar shtesë me 5 miliardë lekë.

“Krahasuar me një vit më parë (ku rritja e pësuar neto e detyrimeve nga 01.01.2020 në 21.12.2020 ishte me rreth 5.4 miliard lekë dhe 17,609 subjekte debitorë) kjo rritje paraqitet e konsiderueshme, si në drejtim të vlerës së detyrimeve të papaguara, ashtu edhe në numër subjektesh debitore. Krahasuar me vitin paraardhës, gjendja e detyrimeve të papaguara në fund të vitit 2021 rezulton 12,467 milionë lekë më shumë të vlerës së detyrimeve. Dhe me një rritje prej 23,850 të numrit të subjekteve debitor”, thekson KLSH. Pra sipas të dhënave në deri në fund të viti 2022 lista e debitorëve është zgjeruar me 16%, ndërsa një vit më parë lista ishte shtuar me 10.6%.

Kjo është e kundërta e pasqyrave që propagandon qeveria. A do të mundet t’i fshehë administrata e Ramës këto dhjetëra mijëra falimente me “amnistinë fiskale”?

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu