Vrasësi i 22-vjeçares keniane “fle” në Kryeministri!

0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se vrasësi i 22-vjeçares keniane “fle” në Kryeministri.

Komentet Berisha i bëri gjatë një takimi me strukturat drejtuese të degëve 8, 9 dhe 10 të Tiranës, në sallën “Pjetër Arbnori,” në seli, ku tha se Rama dhe njerëzit e tij prishën çdo provë për të gjetur vrasësin e 22 vjeçares.

Ai shtoi se grupi “Hakmarrja për Drejtësi” mori pafajësi nga gjykatat e kontrolluara nga Edi Rama, për 17 vrasje të kryera dhe disa grabitje e plaçkitje, pasi sipas tij ata janë miq të Olsi Ramës.

“Guvernatorja mashtronte shqiptarët me deklaratat e saj. Shembulli më i turpshëm është vendimi i GJK për mbrojtjen e Olta Xhaçkës.

Ajo gjykata e parë u’a kishte hequr mandatin Koço Kokëdhimës, Valentina Leskajt, Ilir Beqjas, etj.

Por kjo gjykatë shkelmoi me dy këmbë vendimet e drejtësisë.

A keni dëgjuar ju për vrasjen e 22-vjeçares keniane? A e dini ku fle vrasësi? Vrasësi i saj fle në Kryeministri, te Edi Rama. Prishën çdo provë për të shpëtuar njëriun e qeverisë.

“Hakmarrja për drejtësi” me 17 të vrarë dhe 28 plaçkitje me armë të bankave dhe arkave, drejtësia e re i dha pafajësi.

Edhe 17 lopë të kishte vrarë një njeri, do të kishte marrë një dënim. Janë të gjithë shokë të Olsi Ramës. Revolucioni është jetik për çdo shqiptar që e do këtë vend. Ky grup, kjo organizatë kriminale urren për vdekje shqiptarët, jo vetëm demokratët, por edhe socialistët e ndershëm dhe ata pa parti.

Hajduti e urren gjithmonë viktimën e tij. Kemi bërë të qartë që përgjegjësi kryesor për djegësat është Edi Rama. Nëse Agjencia Kombëtare e Prokurimeve i thotë kryeministrit se kjo procedurë është e paligjshme dhe nuk mund të përdoret, nëse ai e bën do të thotë se e bën për veten e vetë. Edhe Arben Ahmetaj tha: Nuk e bëra unë atë, nuk e lëviza unë qeverinë.

Ahmetaj ka përgjegjësitë e veta, sepse ka pretenduar të dalë si “dorëjashtë”, por nuk është i tillë, ka ndenjur si ai që shikon krimin dhe nuk ndihet.

Folloë the modey, është Erion Veliaj. Paratë shkojnë te Erion Veliaj, nga ai shkojnë në Holandë dhe Offshore. Këto janë para që i kalon Rama aty. Kjo ndodh me Durrësin”, është shprehur Berisha.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu