Sali Berisha non non grata edhe nga BE/ Ja dokumenti!

0

Bashkimi Europian duket se po ndjek të njëjtën linjë si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar dhe po shqyrton mundësinë për të marrë sanksione për politikanët apo individët e përfshirë në korrupsion madhor apo minimin të demokracisë. Ka qenë Presidentja e Komsionit Europian, Ursula Von der Leyen e cila ka propozuar futjen e ‘non gratës’ gjatë fjalimin e saj për gjendjen e Bashkimit Europian për vitin 2022.

Në dokumentin e publikuar nga Parlamenti Europian thuhet se korrupsioni i zyrtarëve të qeverisë sjell dëme në demokracinë, në sundimin e ligjit apo të drejtat e njeriut dhe prandaj po shqyrtohet mundësia për të marrë sanksione ndaj të gjithë atyre personave që cenojnë demokracinë.

Nëse Bashkimi Europian do të miratojë vendosjen e non gratave, duket se ish-kryeministri Sali Berisha do të izolohet edhe më shumë, pasi mund ta presë sërish i njëjti fat. Ai mund të shpallet non grata edhe nga Bashkimi Europian, pasi Britania e Madhe dhe SHBA e kanë futur atë në listën e zezë. SHBA me argumentin se ka minuar demokracinë dhe për korrupsion.

Non gratën e Berishës nga Bashkimi Europian e ka paralajmëruar disa herë kreu i Grupit të PS, Taulant Balla, i cili thotë me këmbëngulje se së shpejti edhe BE do ta fusë Berishën në listën e zezë. Në daljen e tij të fundit, Balla tha se BE ka filluar procesin për ta shpallur ‘Non Grata’ Berishën.”Korrupsioni, dhe veçanërisht korrupsioni i madh në lidhje me zyrtarët e qeverisë, ka një efekt të dëmshëm mbi demokracinë, sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut. Korrupsioni në vendet e treta gjithashtu mund të ndikojë në funksionimin e demokracisë së BE-së me flukse parash që blejnë ndikim politik në BE. Në fjalimin e saj për gjendjen e Bashkimit në vitin 2022, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, propozoi përfshirjen e korrupsionit në regjimin e sanksioneve të BE-së për të drejtat e njeriut. Komisioni nuk mundet megjithatë, të inicojë vetë legjislacionin përkatës”, shkruhet në dokument.

Një vendim i tillë nuk mund të ndërmerret nga Komisioni Europian pasi nuk mund ta iniciojë vetë legjislacionin përkatës. Sanksionet e BE-së do përcaktohen në bazë të vendimeve të përbashkëta të politikës së jashtme dhe të sigurisë dhe më pas duhet të miratohet unanimisht nga Këshilli.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu