I pyetur sot nga gazetarët nëse do të shkojë për të dëshmuar në SPAK, Berisha tha se nuk ka marrë ende fletëthirrje por nëse do të marrë, do të shkojë.
“Nuk më ka dërguar asnjë fletëthirrje, por i përgjigjem çdo fletëthirrje. Ju do jeni aty të gjithë të bëjmë një konferencë shtypi të shkëlqyer. Përpjekje mjerane e Ramës për të mbuluar vjedhjet, por unë do shkoj gjithmonë sa herë të thërritem. Edhe kur falsiteti noton në detin e falsitetit unë nuk hezitoj kurrë të përgjigjem. Ta keni të qartë!”, tha Berisha. Ditën e djeshme, 21 shtator, ish-ministri i Mbrotjes, Fatmir Mediu është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Mësohet se Mediu është thirrur për çështjen e privatizimit të ish-Kompleksit ‘Partizani’ ku është thirrur si deklarues për çështjen e privatizimit të godinës, ndërsa akuzohet për ‘Shpërdorim detyre”….!!!…