Dibra me Kryebashkiakët problematikë/ Para Allës u arrestua Shukri Xhelili për kërkimin e favoreve s*ksuale

0

Kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla u arrestua dje, pasi akuzohet për korrupsion dhe për abuzime me tenderat publike gjatë ushtrimit të detyrës si kryetar i bashkisë së Bulqizës.

Por kjo nuk është hera e parë që Lefter Alla përballet me institucionet e drejtësisë, pasi pak vite më parë u akuzua për konsum kokaine në një lokal, ku u shfaq edhe një video si provë.

Kujtojmë se rasti i arrestimit të Allës nuk është i vetmi, pasi në 15 maj të 2015, bëri bujë lajmi i arrestimit të ish-kryebashkiaut të Dibrës Shukri Xhelili.

Ish-kreu i Bashkisë Dibër, Shukri Xhelili u arrestua me akuzën për “Korrupsion pasiv” në formën e kërkimit të favoreve seksuale.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu