Gazetari Robert Papa aludon se Yuri Kim po pengon ardhjen e ambasadorit tjetër në Shqipëri

0

Gazetari Robert Papa thotë se një tjetër ambasador amerikan është nominuar për të shërbyer në Shqipëri, pasi Yuri Kim-it i ka mbaruar mandati.

Në një intervistë për Euronews Albania, Papa u shpreh se dëgjesa e tij është bllokuar në senat dhe sipas tij, Kim mund të ketë ndikuar

Papa nënvizoi se Kim nuk ka çfarë të japë më në vendin tonë pas 3 vitesh.

“Problem tjetër kemi tani. Është nominuar një ambasador i ri. Unë e njoh personalisht. Është bllokuar dëgjesa e tij për aprovim në senat. Pra, si gazetar, kam të drejtë të spekuloj që Yuri Kim, me lidhjet që ka me si shefe e Blinkenit, ka ndërhyrë deri këtu. Në momentin që ai kalon aprovimin, ajo nuk paguhet më si ambasadore.

Ajo nuk ka çfarë të arrijë më pas 3 vitesh. Mandati ka mbaruar në janar. Ajo është ambasadorje në ikje, sepse është nominuar tjetri, por është bllokuar në senat”, theksoi ai.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu