Dje ishin Pashkët dhe Arqipeshkvia Shkodër-Pult, (si në çdo festë), hapi dyert e pritjes për zyrtare, përfaqësuesit e komuniteteve fetare, individë, qytetarë, persona publik e politikanë, për këdo që dëshironte të uronte klerin katolik dhe besimtarët e krishterë me rastin e Pashkëve që simbolizon Ringjalljen e Jezu Krishtit, triumfin e jetës mbi vdekjen!
Në meshën e së dielës ishin të pranishëm edhe autoritete vendore, kryetari i Bashkisë Shkodër Bardh Spahia, deputetet e PD-së Greta Bardeli dhe Emilia Koliqi si dhe prefektja e Qarkut Majlinda Angoni.

Shumë korrekt deri këtu!
Kur erdhi puna tek vizitat, të parët që hapën ‘siparin’ ishin përfaqësues të PS-së me në krye ministren Spiropali.
hapa sytë, për të dalluar diku mes tyre kandidatin për bashkinë e Shkodrës, Benet Beci, por nuk ishte brënda asaj hapësire.
Ndoshta i vinte turp ta shohin në kishë një ish bir i sistemit që kishte rrëzuar kisha e xhamia dikur, ndoshta nuk e e ndjen, mëndova.
Por jo nuk është as e para as e dyta.
Një natë më përpara, i vetëm me bashkëshorten, kishte qënë i pranishëm në meshën e darkës së të shtunës.
Haj, tek e fundit, mirë ka bërë, ka qënë në darkë e nuk po çprovokon edhe në shtëpinë e Zotit. Se po këtej socialistët e Edi Ramës ende shihen si të pa fe, të pa fytyrë, pak hajdutë e pak kriminelë. Kjo në përgjithësi, që të mos moskeqkuptohemi.
Po thamë, social-hajdutët janë të paparë.
Pas ca vizitave në “Shtëpinë e Zotit”, që ta themi pret edhe gjynahtarë e nuk u thotë jeni të mallkuar as “Djajve” se kjo është substanca e çdo besimi. erdhi dhe momenti për të cilin po flasim. Silueta e këtij Becit, u shfaq si gjysëm hije e gjysëm fallcitet në shoqërinë e bashkëshortes, dhe të 3 të tjerëve. Gjysëm të ngrirë, njëri i njohur si drejtor i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Shkodër dhe 2 të tjerëve pa emra.
Partia e di kush është krak Benetit, se ndoshta duhet ruajtur.
Pra, diçka që as kisha, as qytetarët nuk duhet ta dinë fshethet tek ata që dje rrëzonin objekte kulti e sot nderojnë me dorë në zëmrën që ka shpërdoruar besim dhe fonde publike sa ka mundur.
Ndoshta kjo është pse-ja që PS lokale shkoi e ndarë në këto vizita?
Por dikush thotë se këta janë zi brënda vetes. Mbase një përçarje mes socialistëve shkodranë, të pakënaqur me kandidatin dhe me listën personale të tij për Këshillin Bashkiak, ku shumë socialistë me kontribute ndjehen të lënë jashtë vëmendjes së kandidatit i cili pretendon që pikërisht këta kontribues të jenë ‘mbledhësit’ e votave të majta për të?
Pamja politike ishte skandaloze, një PS e përçarë, ku partia u paraqit veçmas, dhe kandidati po ashtu veçmas.
Megjithatë, shtojua Zot inatin, se ashtu lutet edhe ai Djalli i gjatë në Tiranë!
Nuk di se kush mund të jetë këshilluesi apo kush e bën P.R-në e kandidatit socialist, por këto gabime janë të pafalshme në sytë e socialistëve shkodranë, risi’ të cilat i sjell (se me çfarë qëllimi nuk di), kandidati rilindas në një qytet që personifikon gjithmonë bashkimin dhe asnjëherë përçarjen.
Po përpiqem të bëj pak avokatin e ‘djallit’, dhe të mendoj se kjo dalje vetëm, jashtë “kopesë” e kandidatit Beci, ka tendencën për t’a paraqitur atë si një njeri i cili nuk është se ka bindje vetëm të majta, por edhe të djathta.
Si një njeri i cili nuk do të identifikohet si një njeri partiak i vetëm një krahu politik, por si një “pendestar” që shkon edhe në kishë, që vjen për të punuar për Shkodrën. Sado që mundohem të bëj avokatin, s’ka trupë gjykuese në botë që mund të pranojë këtë argument, përderisa Beci është kandidat e Partisë Socialiste Rilindase, ish deputet i PS-së (ku për 2 vite s’bëri asgjë për Shkodrën), dhe i zgjedhur si kandidat nga vetë Edi Rama, kryeministri më skandaloz i historisë sonë.
A mund t’u hidhet hi’ syve shkodranëve duke bërë të djathtin një kandidat zyrtarisht i majtë?
Duket larhg kulturës së një qyteti që i njeh edhe nga pamja hajdutët, mashtruesit, socialistë, diktatorët e deri tek Enver Hoxhistët.
Shkodra është shumë e zgjuar për t’u “tallur” politikisht me të. Paraqitja e kandidatit të majtë, i vetëm në meshë dhe në vizita zyrtare të Pashkëve, duket si fabula e ‘deles së vetme që e han ujku’, që do të thotë se nuk mund të fitosh pa mbështetjen e socialistëve.
Ta ndajmë pak gjykimin, se nuk kemi asgjë me të keq.
Këtej dihet, votat e djathta asnjëherë nuk humbin rrugë majtas, por të majtat po, kërkojnë rrugë dhe shkojnë djathtas.
Se më thoni, ka qenë ndonjëherë hajdutëria kaq lart sa 10 vitet e fundit?!
Prandaj çdo anomalitet edhe duket si normalitet. Përçarja e PS-së në këto zgjedhje po evidentohet çdo ditë e më shumë me një kandidat që ka hapur pakënaqësi të mëdha në kampin lokal të majtë dhe që dëshiron të shfaqet si një individ që do të punojë për Shkodrën, por pa përkatësi politike.
Në këtë pamje dhe në këto rrethana, ky Beci i Edi Ramës, më e pashëmtuar do ishte veprimi tjeter; të kishte provuar në këto zgjedhje si kandidat i pavarur, do të kishte qenë më pa “njolla”, sesa të luash kartën ‘as kështu e as ashtu’, me hajdutin e gjatë kërkoj vota në Shkodër!
Promoted Content