Borrell infektohet me koronavirus, anulon vizitën në Kinë

0

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka njoftuar të mërkurën se ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Nëpërmjet një njoftimi në Twitter, Borrell ka shkruar se është i detyruar ta anulojë vizitën e planifikuar në Kinë.

“Po ndihem mirë dhe nuk kam simptoma”, ka shkruar ai.

Borrell u infektua me COVID-19 edhe në vitin 2022.

 

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu