Besimtarët Orthodhoksë në Korçë kanë kremtuar të Premten e Zezë, për të përkujtuar vuajtjet e Jezu Krishtit.
Mijëra qytetarë korçarë dhe turistë kanë ndjekur nga afër ritin e kalimit nën epitaf dhe varrimin e Krishtit, të organizuar nga Mitropolia e Shenjtë.
Nisja është bërë nga sheshi i Katedrales “Ngjallja e Krishtit”, ku janë bashkuar 6 epitafet e kishave, ndërsa ka vijuar në dy bulevardët kryesorë.
Procesioni është udhëhequr nga Mitropoliti i Korçës, Imzot Johani.
E premtja e Zezë shënon vdekjen e Jezu Krishtit në Kryq, për t’u ringjallur mesnatën e së Shtunës, kohë kur kulmojnë edhe kremtimet e Pashkëve.
E premtja e Zezë i paraprinë të dielës së Pashkëve, ku ceremonitë fetare mbahen si çdo vit në kishë