Donald Trump i sigurtë, Mike Pompeo heq dorë nga kandidimi për president të SHBA-ve

0

Ish-sekretari republikan amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka njoftuar se nuk do të kandidojë për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, që do të thotë se nuk do të jetë ndër kundërshtarët e ish-presidentit Donald Trump. 59-vjeçari, tha se vendosi pas diskutimeve me gruan e tij që të mos kandidojë për arsye personale. “Koha nuk është e duhur për mua dhe familjen time,” shpjegoi ai.

Një ish-oficer i ushtrisë, ish-kongresmen i Kansasit dhe ish-drejtor i CIA-s, Pompeo kishte një reputacion si një aleat i vendosur i Donald Trump, ndërsa zbatonte disa nga vendimet më të diskutueshme të presidentit për politikën e jashtme. Në muajt e fundit, ai ka kritikuar në mënyrë indirekte ish-presidentin Turmp duke thënë se republikanët kanë nevojë për liderë që nuk kanë ngecur në të kaluarën.

Me Pompeon jashtë garës, sfiduesi i vetëm i Donald Trump në garë është zyrtarisht ish-ambasadorja e administratës së tij në Kombet e Bashkuara dhe ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut, Nikki Haley.
Senatori i Karolinës së Jugut, Tim Scott, guvernatori i Floridës, Ron DeSandis dhe ish-zëvendëspresidenti Mike Pence konsiderohen pretendentë të mundshëm për nominimin republikan.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu