Vuçiç kërcënon Kurtin: Nëse tenton të dëbosh serbët, do dimë të kundërpërgjigjemi

0

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha sot se Serbia do të dijë se çfarë të bëjë nëse kryeministri i Kosovës Albin Kurti guxon të përpiqet të dëbojë serbët nga Kosova. Vuçiç deklaroi se Kurti mori sot një vendim për të hapur një urë që prej kohësh ishte pengesë për sigurinë e Kosovës.

“Lideri okupator Albin Kurti mori vendim për hapjen e një ure që prej kohësh ka qenë digë për sigurinë e serbëve, që të mos e marrin shqiptarët Mitrovicën. Për shumë vite populli ynë kundërshtonte dhe pyeste pse po e bën këtë. e vetmja gjë që dëshiron është të dëbojë njerëzit tanë dhe dëshiron konflikte”, tha Vuçiç

Vuçiç ka theksuar se Kurti e ka marrë këtë vendim për hapjen e urës vetëm pak ditë pas zgjedhjeve që u mbajtën në veri.

“Pse po e bën ky njeri këtë – sepse ai dëshiron të flasë, kështu që ne nuk duam geto, por qytete të hapura, të cilat do të jenë të lehta për të me ata nga perëndimi, dhe në fakt e vetmja gjë që ai dëshiron është të dëbojë Serbët nga veriu i Kosovës, asgjë më shumë dhe asgjë tjetër dhe duan konflikte me çdo kusht”, tha Vuçiç.

Ai shtoi se Serbia do të bëjë çmos për të ruajtur paqen.

“Ne do të bëjmë çmos për të ruajtur paqen, do të bëjmë çmos që asnjë grua të mos mendojë për dërgimin e fëmijës së saj në luftë. As mos e ëndërroni se do të keni sukses në qëllimet tuaja për të dëbuar apo shkatërruar serbët, në në atë rast do të dimë çfarë të bëjmë”, tha presidenti serb.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu