“FBI-ja angleze i lokalizoi me GPS”, eksperti zbulon si u arrestuan 3 emrat e përfshirë në vrasjen e Nikulajt

0

Eksperti i kriminalistikës Fatjon Softa, analizoi në operacionin e bërë nga policia britanike ku u arrestua në Londër Edmond Haxhia, personi i dyshuar si organizator i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj.

Softa përgëzoi punën e policisë dhe prokurorisë në zbardhjen e ngjarjes. Ai nënvizoi se arrestimi i 3 personave të dyshuar u bë në sajë të një bashkëpunim të nivelit shumë të lartë mes organeve ligjzbatuese në Britani, ose asaj që njihet ndryshe si FBI-ja angleze, me autoritetet shqiptare.

Sipas ekspertit ekstradimi i Haxhisë dhe dy shtetasve anglezë që ishin në rolin e vëzhguesit do të bëjë që të zbulohen dhe motivet e sakta të këtij krimi.

Veprimet e policisë, jo vetëm mbledhja e provave, por edhe veprimet operacionale të koordinuara mirë midis policisë dhe prokurorisë bëri që të kishim këtë rezultat të kapjes së 3 personave për vrasjen e Nikulaj.

Ky bashkëpunim ishte në nivelin më të lartë të mundshëm vitet e fundit midis policisë shqiptare dhe një agjencie kundër krimit në Angli, e cila është e cilësuar dhe si FBI-ja britanike. Ky informacion dhe mënyra e identifikimit të personave përmes sistemit GBS, apo sistemeve të tjera që kanë të bëjnë me lokalizimin kanë bërë të mundur që të ndalohen në Angli, tre persona, një shqiptar me nënshtetësi angleze, i cili dyshohet organizator, dhe dy shtetasve anglezë që ishin në rolin e vëzhguesit.

Hetimet dhe procedurat po shkojnë në drejtimin e duhur dhe ekstradimi drejt vendit tonë dhe marrja e dëshmive mund të çojë më pas në zbardhjen e motiveve të plota të këtij krimi”, tha ai në Euronews Albania.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu