Zgjedhjet e përgjithshme në Greqi, Komiteti Zgjedhor vendos: Më 10 maj, 3 orë debat politik me të gjithë liderët

0

Më datën 10 maj, do të mbahet një debat politik me të gjithë kandidatët për zgjedhjet e përgjithshme në Greqi. Ky ka qenë vendimi i Komiteti zgjedhor ndërpartiak në mbledhjen e zhvilluar sot. Mediat greke raportojnë se debati politik do të zgjasë tre orë.

Në debat përveç liderëve politikë do të marrin pjesë gazetarë nga gjashtë kanale dhe do të transmetohet nga televizioni grek ERT.

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis ka njoftuar se zgjedhjet e përgjithshme do të mbahen më 21 maj. Në Prokurorinë e Gjykatës së Lartë kanë regjistruar pjesëmarrjen në zgjedhjet parlamentare të 21 majit 2023 gjithsej 50 parti, koalicione partish dhe kandidatë individualë, më shumë se dyfishi i numrit të zgjedhjeve të fundit kombëtare të vitit 2019. Mes partive greke janë dhe dy kandidatë shqiptarë që garojnë në zgjedhjet e 21 prillit.

Fatos Malaj për herë të dytë me PASOK kandidon në zonën A të kryeqytetit Athinë dhe Adiljan Koxhaj, nga brezi i dytë i emigrantëve kandidon me SYRIZA në zonën B të Athinës dhe Pireut.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu