Akuzat për diplomën, dalin faktet e plota/ Universiteti Coppin në SHBA: U diplomua në 2008-ën me vlerësimin më të lartë. Këlliçi: Shpifësit do duhej të skuqeshin pak sot, në ditën e lirisë së medias!

0

Faktoje-USAID, falë një investigimi zbuluan se artikujt për diplomën e shkollës së mesme të Belind Këlliçit ishin dezinformim i nxitur nga Partia Socialiste dhe Erion Veliaj përmes medias Shqiptarja.com me pronar italianin Carlo Bollinon.

Është përgjigja e Universitetit Coppin në Maryland, SHBA, që rrëzon propagandën shpifëse të Veliajt dhe Bollinos.

Pasi lajmi i verifikimit të mashtrimeve u bë publik nga Faktoje, ka reaguar kandidati i opozitës për Tiranën, Belind Këlliçi.

uke shpërndarë lajmin, Këlliçi shkruan se “shpifësit do të duhej të skuqeshin pak sot, në ditën e lirisë së medias“.

Reagimi
Ja e vërteta. Shpifësit do duhej të skuqeshin pak sot, në diten e lirisë së medias.


Sipas të dhënave tona, Belind Këlliçi hyri në Universitetin Coppin në semestrin e vjeshtës së vitit 2005 dhe u diplomua në nivelin Bachelor për Shkenca Menaxhimi në dhjetor 2008. Ai u diplomua me vlerësimin më të lartë “Summa Cum Laude”, që merret nga studentët që fitojnë të paktën 48 orë kredite në universitet dhe një mesatare kumulative të notave midis 3.75 dhe 4 në të gjitha lëndët universitare.”

— Universiteti Coppin në Maryland SHBA, 2 Maj 2023


Edhe pse vërtetimi i këtij pretendimi të ngritur ishte lehtësisht i verifikueshëm, medias që e nisi këtë “hetim” iu deshën, jo një, as dy apo tre, por katër artikuj dhe përsëri nuk i dha përgjigje pyetjeve që ngriti vetë. Kjo mungesë verifikimi nuk ndaloi mediat e tjera online që të përhapin keqinformimin e shqiptarja.com Të paktën 99 herë është publikuar në rrjetin social facebook titulli “Belind Këlliçi nuk ka diplomë”.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu