Të shtënat me armë në Pukë, shpallet në kërkim një 26-vjeçari

0

Komisariati i Policisë në Pukë ka arritur të identifikojë autorin e të shtënave me armë gjatë natës disa metra lart Hotel-Turizmit të qytetet dhe e ka shpallur në kërkim. Ai është një 26-vjeçar me iniciale K.P.

Autori ka qenë duke qarkulluar me një makinë “Maserati” në momentin kur ka shtënë në ajër. Policia ka gjetur katër gëzhoja pistoleta në vendin e ngjarjes.

Të shtënat me armë ndodhën rreth orës 12:40 pas mesnate. Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka sfond politik, gjithsesi do të jenë hetimet e policisë që do të zbardhin incidentin.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu