Pëllumbat e PD-së…

0
Shkruan Zef Ndreka
Për të ilustruar “këputjen”, në këtë shenim të mëposhtëm, po tregoj një ngjarje të ndodhur në Gjermani.
Ajo lidhet me pendet e pëllumbave që jetonin prej vitësh në kopshtin e një vile.
Për të mos u zgjatur,
pëllumbat ishin të bukur. Ishin ai lloj rrace pëllumbi që ambientoheshin lehtësisht me pjestarët e familjes dhe sidomos me fëmijët, me nipat e mbesat e saj.
Por edhe fëmijët i donin shumë pëllumbat. Aq i donin, sa bëheshin shpesh gjeloz për to kur largoheshin prej tyre dhe fluturonin në grup duke ju larguar e afruar si në lojë fëmijëve. Sigurisht pëllumbat riktheheshin përsëri pas këlthitjeve të tyre lart mbi shtëpinë e bukur afër pyllit.
Fëmijët ëndërronin dhe dëshironin fort të fluturonin si pëllumbat. Nuk donin asnjë moment të rrinin pa to.
Kërshëria e fëmijëve, dashuria për të qëndruar pranë tyre në çdo çast, i detyroi të bënin atë që nuk mendohet. Një ditë, fëmijët vendosën ti hiqnin pendet pëllumbave.
I kapen dhe ia shkulën pendet një e nga një me një dëshirë të zjarrtë.
Pëllumbat mbetën aty, përherë pranë tyre, duke i përkëdhelur.
Në mbasdite kur mbërriten prindërit, fëmijët duke kuptuar se do dënoheshin për “shpikjen” e tyre, për të shpëtuar vendosën të bëjnë “zgjidhjen”:
tu rivejnë pendet përsëri pëllumbave! Por “zgjidhja” ishte e pa mundur.
Këputja e pendeve për të mos lënë pëllumbat të fluturojnë e të bëjnë jetën dhe detyrën e tyre, nuk është gabimi i vetëm.
Në ngjashmëri me fëmijët, me kujtohet koha kur u prenë dhe u këputen në mes pyje me akacie, plantacione me rrush e pemë, sepse ishin mbjell në kohën e diktaturës.
Nga prerja e pyllit me akace, qyteti që në vitin e parë u përmbyt nga dherat dhe baltërat. Por në vjeshte mbetën edhe pa fruta, pa rrush, pa raki e verë të kuqe e të bardhë.
Këputja e pendeve, prerja e pyjeve, e agrumeve dhe frutave, ashtu si çdo këputje, prerje, përçarje apo shkatërrim tjetër kanë ngjashmëri.
“Pëllumbat” e PD-së sot në politikë janë më keq, janë me krahë të thyer nga Berisha dhe berishizmi.
Edhe në këto zgjedhje të 14-Majit, nuk do mund të fluturojne dot…
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu