Fatos Klosi përgjegjës direkt për këtë vrasje, ja kë e likuidoi Hashim Thaçitos Klosi përgjegjës direkt për këtë vrasje, ja kë e likuidoi Hashim Thaçi

0

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, doktor Enver Bytyçi, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka hedhur akuza në drejtim të Fatos Klosit, ish shef i Shërbimit Informativ të Shqipërisë.

Sipas Bytyçit, Shqipëria është angazhuar drejtpërdrejt në krimet kundër shqiptarëve të Kosovës.

Bytyçi thotë se Fatos Klosi ishte angazhuar për likuidimin e ish presidentit të Republikës së Kosovës dhe kryetarit të LDK-së, Ibrahim Rugova.

“Po marr vetëm një fenomen. Kam vënë re se Fatos Klosi në luftën e Kosovës angazhoi ish-oficerë të sigurimit të shtetit, të cilët janë marrë “me elementin reaksionar të Kosovës gjatë diktaturës në Shqipëri”! Pse ai zgjodhi pikërisht oficerët e sigurimit të shtetit që kishin trajtuar kosovarët e arratisur gjatë viteve të komunizmit në Shqipëri? Sepse këta dinin ta zhvillonin me ashpërsi, deri në asgjësim, luftën kundër kundërshtarëve politikë në Kosovë. Klosi u angazhua me gjitha fuqitë e tij e të institucionit që e drejtoi që të likuidojë Ibrahim Rugovën dhe Lidhjen Demokratike nga skena politike e shoqërore e Kosovës. Që të promovonte një qeveri të jashtëligjshme, jo legjitime të kryesuar nga Hashim Thaçi. Që të reklamonte eksponentë të LPK-së si udhëheqës të luftës”, shprehet Bytyçi për “Bota sot”.

Më tej, ai thotë se Fatos Klosi është përgjegjës direkt për vrasjen e ministrit të Mbrojtjes, Ahmet Krasniqi.

“Shkurt Fatos Klosi, përmes një strategjie anti-kombëtare e në dobi të Milosheviçit, krijoi përçarjen e parë të madhe në mesin e luftëtarëve për lirinë e Kosovës. Për këtë arsye angazhoi edhe njerëzit e devotshëm e të përkushtuar për ta bërë këtë. Fatos Klosi është përgjegjës direkt për vrasjen e ministrit të Mbrojtjes, Ahmet Krasniqi. Ai është gjithashtu përgjegjës direkt për ndalimin dhe sekuestrimin e armëve që vinin përmes qeverisë Bukoshi për FARK-un. Më pas këto armë ai ua jepte njerëzve të Hashim Thaçit, Azem Sylës, Xhavit Halitit e të tjerë”, deklaron Bytyçi.

“Fatos Klosi ishte këshilltari kryesor i Thaçit dhe disave prej këtyre ish-komandantëve që sot janë në Hagë. Ai i udhëzonte ata se si të eliminoheshin kundërshtarët politikë të tyre. Dhe ata e besonin qorrazi, disa edhe për shkak se e konsideronin Klosin si përfaqësues të “Nanës Shqipëri”! Në fakt Shqipëria e Klosit dhe sojit të tij ishte dhe mbeti deri në fund njerka e shqiptarëve të Kosovës. Nana e vërtetë e kësaj Shqipërie, siç e shohim edhe sot me Edi Ramën, ishte dhe mbetet Serbia”, shpjegon më tej Bytyçi.

Bytyçi ka akuzuar edhe Hashim Thaçin, për të cilin thekson se është njeriu që e ka likuiduar Ali Ukajn.

“Të katër viktimat e lartpërmendura mendoj se ishin objektiv i akteve terroriste të Fatos Klosit dhe bandës që me ndihmën e tij uzurpoi komandën e UÇK-së. Për Ahmet Krasniqin ka prova dhe deklarime publike pa fund. Ali Ukajn dihet se e likuidoi Hashim Thaçi. Ilir Konushevci dhe Hazir Mala gjithashtu janë likuiduar në rrethana të paqarta. Fakti që askush nuk ka mundur ta zbardhë fatin e tyre dëshmon se ata që I kanë eleminuar kanë qenë ose janë njerëz të pushtetshëm. Këto akte kriminale janë bërë në Shqipëri dhe ish-kreu i SHIK-ut shqiptar i asaj kohe, pra Fatos Klosi, ose ka qenë pjesë e planit të eleminimit fizik të tyre, ose ka qenë në dijeni”, përfundon për “Bota sot”, profesor, doktor Enver Bytyçi.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu