Një lëvizje e re, e cila gjurmët e saj i ka disa kohë më parë, ka filluar brenda opozitës.
Mahmudija, një personalitet i shquar brenda opozitës, ka kërkuar që në krye të PD-së të vijë Evi Kokalari.
Sipas Mahmudijes, Evis Angelakis apo Evi Kokalari, shqiptaro-amerikania e vajtur disa vite më parë përtej oqeanit, e cila ka lidhje të fuqishme me konservatorët, mund të zgjidhë çështjen në PD. Sipas asaj, Evi Kokalari ka shumë virtyte.
“Së pari, ka mbledhur rreth vetes të gjithë sharlatanët që paguhen nga mediat e kryeministrit Edi Rama. Ajo njihet si një njeri me lidhje të forta me kryebashkiakun e Tiranës.
Nga ana tjetër, Kokalari është një konservatore e vendosur dhe me lidhjet e saj të forta në Departamentin e Shtetit mund të bëjë që PD-ja të vijë në pushtet.
Meta dhe Berisha nuk e sjellin dot, Luli jo e jo. Tashmë Evi Kokalari me lidhjet e saj të fuqishme me qeverinë dhe pushtetin, me shërbimet e pandalshme që po i bën asaj është gati. Kështu pra është gati edhe personaliteti që duhet të marrë drejtimin e PD-së”, tha Mahmudija.
Mahmudija, e qeshur dhe e lumtur, shpreson që Evi si një vullkan i vërtetë politik, të vijë dhe të shkatërrojë Rilindjen në Tiranë dhe të marrë partinë nga kthetrat e Berishës dhe Metës, për ta sjellë në pushtet bashkë me konservatorët e saj të Tiranës, megjithëse shumica e tyre janë shërbëtorë të kryeministrit.
Gjithsesi, e rëndësishme është që së shpejti do ta kemi edhe shoqen e shquar, Evi Kokalari, edhe më afër zgjedhësve, pas kërkesës së këtyre të fundit për të marrë drejtimin e PD-së./