Deputetët demokratë Flutura Açka dhe Kreshnik Çollaku kanë folur për mediat pas mbledhjes së Këshillit kombëtar të PD ku thanës se vendimet e marra, janë miratuar nga kuorumi i nevojshëm i anëtarëve.
Të pyetur nëse është arritur kuorumi kur nga 453 anëtarë morën pjesë vetëm 174, ata thanë se këtë e ka vendosur Sekretariati për çështjet ligjore dhe zgjedhore në parti.
“Çdo anëtar i Këshillit Kombëtar ka të drejtë të mendojë edhe ndryshe në PD. Njerëzit kanë të drejtë të thonë mendimet e tyre. Vendimet e shumicës duhet të zbatohen”, tha Flutura Açka.
Të pyetur për mungesën e sekretarit të përgjithshëm, Gazment Bardhi në këtë mbledhje, Açka tha se sekretari i përgjithshëm kërkoi vetë të mblidhet këshilli kombëtar.
Ajo shtoi se “Si njeri që e dua dhe e çmoj shumë do të doja të ishte në mbledhje. Refuzimi i tij nuk nënkupton që PD e ka luksin të humbë qoftë edhe një anëtar të thjeshtë”.
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar u vendos data e zgjedhjes së kryetarit të ri të PD, që është data 29 Korrik.