Bardhi: Damkë turpi mbi ata që po urdhërojnë zvogëlimin e partisë!

0

Gazment Bardhi ka reaguar pasi Jemin Gjana tha se lista e anëtarësisë është tkurrur me 50 mijë anëtarë.

‘PD ka nevojë të forcohet dhe jo të zvogëlohet. Ka nevojë për të afruar anëtarë dhe jo për të përjashtuar. Akti i përjashtimit të mbi 50 mijë anëtarëve me të drejtë vote është një damkë turpi mbi ata që po urdhërojnë zvogëlimin e PD për ta shndërruar atë në një parti private!

Kjo është një rrugë e gabuar dhe nuk është garanci për të ardhmen. Është dëm me pasoja të rënda për PD nga sjellje të së shkuarës së saj.’- shkruan Bardhi.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu