Nuk mposhtet qeveria me brisqe rroje apo me tranguj në duar

0

Shkruan Ardit Haxhija

Panorama politike e momentit në Shqipëri është e ndarë në 3 realitete.

Realiteti politik numër 1 është grupimi qeverisës, i lodhur dhe i konsumuar nga skandalet e panumërta.

Realiteti politik numër 2 është ai i foltoristëve, që me batuta brisqe rroje e trangujsh në duar mendojnë se intimidohet qeveria. Skenare të denja për portokalli por asnjëherë për deputetët që duhet të përfaqesojnë me seriozitet besimin që u është dhënë.

Realiteti politik numër 3 është ai i PD që me veprime shumë serioze po tregon sesi rinovohet një parti politike. Kush e ka parë mbledhjen e fundit të Kuvendit Kombëtar, përtej interesave personale, ka vënë re se kjo forcë është shndërruar në kandidate serioze dhe kryesore e arenës politike në vend. Nëse njerëzit janë të sinqertë kur kërkojnë të rinj e të reja në politikë, mjafton të shohin mbledhjen e fundit të Kuvendit Kombëtar të PD.

Qeverisja nuk trembet nga brisqet e rrojes, trangujt nëpër duar, aq më tepër nga diskursi politik i tej konsumuar i një personi të vetëm.

Nuk mposhtet qeveria me brisqe rroje apo me tranguj në duar

Ajo trembet vetëm para politikave të reja, me njerëz të mirë – arsimuar brenda dhe jashtë, seriozë dhe të papërlyer. Brisqet dhe trangujt vulgarizojnë dhe banalizojnë një kauzë shumë serioze dhe jetike për vendin siç është ajo e opozitarizmit të vërtetë.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu