Doktori këshillon Elisa Spiropalin: Elisa, zhvillimi psiko-seksual kalon në 5 stade, je tek zilia falike

0

Sali Berisha ka pasur sot një debat me ministren Elisa Spiropali, ajo që e mbron kryeministrin Edi Rama, sa herë që ai nuk është.

Gjithçka ka nisur kur Berisha filloi ti shpjegonte Elisa Spiropalit zhvillimin psiko seksual.

Çfarë u tha në parlament:

Sali Berisha: Ke përdorur një term jo të fisshëm, por unë nuk merrem me të. Ti kërkon të bie në vulgaritet, unë nuk bie! Por unë jam mjek ata që janë mjekë në sallë këtu e dinë se Sigmund Freud në klasifikimin e zhvillimit psiko-seksual ka gjetur se ky zhvillim te qeniet njerëzore kalon në 5 stade. Stadi i tretë Elisa është stadi falik jo fatal! Në stadin falik i cili shfaqet 3 deri në 5 vjeç shumica e kalojnë, disa mbeten dhe disave u krijohet kompleksi i Edipit. Edhe kjo është e njohur te Edi Rama.

Lindita Nikolla: Kaloi koha zoti Berisha…

Sali Berisha: Elisa, do dal…Elisa, ky kompleks i stadit të 5-të ndodh dhe te vajzat, por Freud e quan zilia falike te vajzat. Dhe skam ça të them tjetër!

Lindita Nikolla: Një fjalor aspak etik që e ka bazën te urrejtja që keni ndaj grave dhe vajzave.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu