Gazetarja, Rudina Dervishi humb betejën me kancerin e gjirit/ Ndërron jetë në moshën 53-vjeçare

0

Rudina Dervishi, gazetarja dhe drejtuesja e njohur prej shumë vitesh e emisionit televiziv “Ditari” të Zërit të Amerikës, u nda nga jeta të martën, më 12 shtator, në moshën 53-vjeçare.

Dervishi ka qenë në një betejë dy vjeçare me kancerin e gjirit.

Për më shumë se 25 vjet, Rudina dha një kontribut të çmuar me profesionalizmin e saj si një gazetare e apasionuar, duke mbuluar tema të shumëllojshme nga ekonomia, politika, të drejtat e njeriut dhe të gruas, e deri tek arti.
Ikja e saj e parakohshme, është një humbje e madhe për familjen dhe për kolegët e saj të Shërbimit Shqip të Zërit të Amerikës dhe për të gjithë median, për profesionalizmin e saj.

Ajo la pas bashkëshortin, tre djemtë dhe nënën.

CNA shpreh ngushëllime për ndarjen nga jetë të Rudina Dervishit

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu