Duke trumbetuar se SPAK nuk erdhi as nga hëna, as nga Amerika, as nga BE por e sollën socialistët, Edi Rama komentoi sjelljen bllokuese të opozitës, për të cilën tha se lidhet me drejtësinë e re. Nga Dibra, kreu i qeverisë ju tha demokratëve se nuk do të fitojnë asgjë as nëse hipin mbi taracën e Kuvendit.
“Këto janë ditë të shëmtuara për politikën, por ditë të mira për Shqipërinë. Janë shfaqje të neveritshme, ama arsyet pse ndodhin janë shumë pozitive. Kërcejnë priftërinjtë nga belaja. Kush e ka e ka kërkuar vetë, prandaj ta mbajnë vetë. E kam fjalën për ata që kanë pasur, kanë apo do të kenë punë me organet e reja të drejtësisë. Nëse e kanë kërkuar belanë, ta gjejnë e ta mbajnë vetë”, tha Rama.
Për Edi Ramën 21 janari ishte një krim shtetëror dhe vendimi i fundit i Strasburgut provoi se gjykimi që drejtësia e vjeër i bëri kësaj cështjeje, ishte një farsë.
“21 janari është një nga ato krime që mund të ndodhë që vonesa e drejtësisë e të jetë më e gjatë se drejtësia e vonuar, por është nga ato krime që kurrë nuk mbeten pa ndëshkuar, në cilin do moment sado vonë”, u shpreh kryeministri.
Të gjithë atyre që po bien në rrjetën e drejtësisë, të tijëve dhe kundërshtarë politikë, Edi Rama ju tha se po gjejnë belanë të cilën e kanë kërkuar vetë, dhe duhet ta mbajnë vetë.