Adriatik Llapaj: Njerëzit janë fuqia jonë!

0

Shkruan Adriatik Llapaj

Të jem i sinqertë…lodhem. Po, po, lodhem. Thuajse çdo ditë nuk ngopem me gjumë.
Po, ka ditë që do doja të mos ngrihesha nga krevati. Ka ditë të tjera që 3 vaktet bëhen 1, ose thënë ndryshe tashmë nuk ka ditë që konsumoj 3 vakte. Gjithë kohës më mungon vajza, dhe numëroj me gishtat e dorës minutat që arrij të kaloj me të. Më mungojnë ditët e stërvitjes, notit e me radhë.
Po, përse e bëj?
Sepse besoj shumë që ne mund ta ndryshojmë realitetin ku jetojmë. Ta bëjmë atë që nuk bëhej. Ta bëjmë për këdo që besoi dhe nuk ia doli. Ta bëjmë për fëmijët tanë, që nesër të mos ikin më. Ta bëjmë edhe për ata që kanë ikur, por që zemra u ka mbetur në Shqipëri. Po po, ta bëjmë! Ta bëjmë që kur të shohin pasaportën tonë rrugëve të botës, të mos na paragjykojnë apo nënçmojnë. Ta bëjmë, sepse mundemi.
Ama, lodhem shumë.
E ndjej se dhe kolegët lodhen po aq. Ndoshta do duhet të mos e thoja, por po e them sepse unë dua ta dini që i vetmi burim energjie për NE jeni JU. Dua ta dini se kur gjej sallat dhe sheshet plot, marrë fuqi për të vazhduar. Më besoni, JU jeni çelësi. Kam vendosur të flas hapur sepse kjo rrugë nuk është imja, është jona.
Dua ta dini se unë pa ju nuk mundem…se ne pa ju nuk mundemi.
Ata kanë para, ne kemi JU! Ata kanë pushtet, ne kemi JU! Ata kanë krimin dhe të fortët, ne kemi JU! Ata kanë cinizmin, ne kemi JU! Ata kanë njëri-tjetrin, ne kemi JU! Ata kanë koncesionet, ne kemi JU! Ata kanë thuajse çdo gjë më shumë se ne, përveç zemrës së pastër dhe diferencën mund ta bëni JU!
Ndaj, gjithmonë JU them: “Mos na lini vetëm”!

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu