Spitali Amerikan i merr borxh kompanisë që e bleu, a u mashtruan autoritetet: Çfarë fsheh transaksioni?

0

Dokumentet tregojnë se Spitali Amerikan, me administrator Klodian Allajbeun, është në pronësi të kompanisë “Balkan Alliance Healthcare B.V.”, me seli në Amsterdam dhe me adresë në Naritaeg 165, 1043 BE. Në mars të vitit 2023, Allajbeu i blen vetes për 24 milionë euro kompaninë “Balkan Alliance Healthcare B.V”. Zyrtarisht blerëse ishte një tjetër kompani e regjistruar në Hollandë, e quajtur “KA Healthcare BV”

Në procedurat e shitjes së Spitalit Amerikan, ka ndodhur diçka e çuditshme dhe mjaft e dyshimtë. Vetë Spitali Amerikan ka marrë një kredi prej 25.5 milionë eurosh që do të disbursohet në dy këste me nga 16 milionë euro dhe 9.5 milionë euro. Sipas dokumenteve, kësti prej 16 milionë eurosh do të përdoret për financimin e kompanisë KA Healthcare BV për blerjen nga ana e saj 86.3% të kapitalit të Balkan alliance healthcare bv. Pra, kompanisë që në vetvete është zotëruese e aksioneve të vetë Spitalit AMerikan. Me pak fjalë, kompania që po shitet, ka marrë borxh për të financuar pikërisht atë që do ta blejë, kompaninë tjetër të lidhur me Allajbeun të regjistruar në një parajsë fiskale si Holanda. Natyrshëm lindin dyshimet, se çfarë përpiqet të fshehë biznesmeni Allajbeu përmes këtyre transaksioneve me kompani offshore. Në fakt, kemi të bëjmë me një kompani pa aktivitet, pa aftësi paguese që është thjesht mbajtëse e aksioneve të rrjetit spitalor.

Nga një verifikim i thelluar, rezulton se autoriteti i Konkurencës në Kosovë shqyrtoi në vitin 2022 kërkesën për shitjen e aksioneve tek kompania holandeze, duke qenë se atje Spitali Aaerikan ka dy filiale. Nuk dihet nëse Autoriteti Konkurrencës në Shqipëri ndëmorri të njëjtin hetim, duke pasur parasysh se ky grupim, bleu edhe Hygeian. Ajo që bie në sy tek vendimi në Kosovë, thuhet se Spitali AMerikan dhe Hygeia, zënë 12 % të tregut në Shqipëri.

Por, ka dyshime se autoritetet kosovare janë mashtruar me të dhënat. Nëse i referohemi të dhënave për vitin 2021, Spitali Amerikan, që përbën rreth 85 % të totalit të subjekteve private në këtë fushë. Pra, qartësisht jemi para krijimit të monopolit.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu