Pse u shfaq publikisht Mirel Mërtiri?!

0

Dje në ekranin e “Syri TV”, u shfaq publikisht “truri” i inceneratorëve, Mirel Mërtiri. Pritshmëri të mëdha, një intervistë e paralajmëruar prej më shumë se 10 ditësh nga gazetari Çim Peka.

Fillimisht u përfol për një debat me gazetarë, por Mireli nuk i pranonte ata dhe zgjodhi të kishte vetëm Enton Abilekajn, ky i fundit një mik i tij, një bashkëpunëtor që e ka takuar në Vjenë, por edhe i paguar prej ortakëve të Mirel Mërtirit, për llogari të inceneratorëve, interesave të tij dhe bashkëpunëtorëve.

Pse u shfaq publikisht Mirel Mërtiri?!

Enton Abilekaj, Çim Peka, Belind Këlliçi dhe Mirel Mërtiri

Nga ana tjetër ishte Belind Këlliçi, i cili pretendohet se është një nga njerëzit që e njeh më mirë çështjen e aferës së inceneratorëve.

Shfaqja e Mirel Mërtirit kishte pritshmëri shumë të mëdha. Qytetarët që prisnin të shikonin një intelektual të shumëlexuar, thuajse një akademik që kishte ndërtuar një skemë 1 miliard euro për 30 vite me qeverinë shqiptare për inceneratorin inekzistues të Tiranës.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu