Sekretari i Omonias, kundër Dules dhe Belerit: Fredi nuk po mbahet në burg për faktin se është grek

0

Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi kërkesën e Fredi Belerit për t’i hequr masën “arrest në burg” të caktuar nga Gjykatës së Vlorës për blerje të votave në zgjedhjet e 14 majit.

I ftuar në Studio Live në Report Tv sekretari i OMONIA-s në Himarë, Marin Suli ka deklaruar se Beleri nuk po mbahet në burg për faktin që është grek por sepse sipas tij nuk i pëlqen kryeministrit Rama që të marrë në drejtim Himarën. Me këtë deklaratë ai ka rrëzuar pretendimet e Vangjel Dules por edhe të  vetë Belerit që pretendon se po ndiqet penalisht për faktin se është grek.

“Të gjithë e dinin që do refuzohej kërkesa e Belerit sot”.“Beleri nuk po përndiqet se është grek. Beleri në burg vetëm sepse nuk i pëlqen Ramës”, shtoi ai në studio me gazetarin Arbër Hitaj.

Por cilat janë arsyet që sipas tij Rama e do në burg Belerin?

“Thelbi i bisedës është çfarë pune i prish Ramës. Solli shkarkimin e zonjës Xhaçka. Zoti Beleri ditën që do vejë në bashki, komisioni i parë që do ngrihet është ai i abuzimit me pronat. Imagjino të hapësh letrat e 12 viteve çdo ndodhë. Kjo nuk ka lidhje me faktin se ai është grek. Beleri nuk i pëlqente Ramës sepse nuk do  t’i bindej. Gjuha e Ramës është skandaloze tetë ditë para zgjedhjeve.”

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu