Demian Smith, i ngarkuar me punë, Ambasada e SHBA në Shqipëri, i pranishën në konferencën ndërkombëtare “Interesi i publikut në administrimin e drejtësisë dhe pavarësia e magjistratëve” organizuar sot në Tiranë tha se reforma në drejtësi ka nisur të japë efektet e veta.
Demian Smith:“Shqiptarët po nisin të shohin rezultate nga heqja e gjyqtarëve e prokuorëve të korruptuar, arrestimi i politikanëve, e zyrtarëve të korruptuar dhe kriminelë të krimit të organizuar.
Po fillojmë të shohim një epokë të re ku sistemi mund tu shërbejë qytetarëve e jo vetëm politikanëve e personave politikisht të lidhur e të pasur në krim. Ky është vetëm një fillim.
Por ky është vetëm fillimi dhe më shumë duhet bërë.
Demian Smith:“Më shumë duhet bërë. Është kaq e rëndësishme që ju të përdorni kët ënë shkallën më të plotë për llogari të qytetarëve tuaj. Ju duhet të jeni efektivë të pavarur dhe paanshëm për të siguruar një sistem të ndershëm e të drejtë dretësie. Kurrë më parë Shqipëria nuk ka patur një kuadër të tillë gjithëpërfshirës për hetimin dhe disiplinimin e gjyqtarëve e prokurorëve. Ju takon juve të përdorni këto mjete për të vijuar atë që vetingu ka filluar për të siguruar një sistem të drejtë të pavarur drejtësie’
SHBA ju inkurajon të vijojë punën e mirë dhe të madhe pavarësisht pengesave që përballeni
Demian Smith: “Po shohim efektin e një sistemi më të pastër drejtësie e prokurorëve e hetuesve të dedikuar kundër korrupsionit. Varet nga vigjilenca juaj er përkushtimi I institucionve si ILD për të siguruar dhe ruajtuar integritetin e sistemit gjyqësor”