Shkruan Kostantin E. Luçi
Pothuajse të gjithë janë të krishterë në dioqezën time dhe 80% janë katolikë, nga një popullsi prej më shumë se 6 milionë. Një total prej 2.225 milionë janë përzënë brutalisht nga toka e tyre nga militantët Fulani dhe tani jetojnë të zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
Ajo që po ndodh në shtetin Benue dhe gjetkë në Nigeri është një spastrim i organizuar, sistematik dhe brutal ndaj të krishterëve, u shpreh ipeshkvi Wilfred Anagbe.
Ndërmjet nëntorit 2023 dhe janarit 2024, Nigeria ka humbur mbi 1000 jetë nga këta banditë, nga këta terroristë Fulani dhe nuk është bërë asnjë arrestim.
Përveç sulmeve në fshatra dhe vrasjeve brutale, një problem tjetër me të cilin po përballen të krishterët nigerianë është rrëmbimi. Rrëmbimet kanë përfshirë disa priftërinj dhe murgesha, u shpreh ipeshkvi Wilfred, cili është kreu i dioqezës së Makurdit.
Referenca: John Burger, Aleteia, 17 Shkurt
2024.
Foto: Ipeshkvi Wilfred Anagne gjatë një takimi me papa Françeskun.
Promoted Content