Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka shpërthyer ndaj kreut të SPAK Altin Dumani.
Gjatë fjalës në tubimit mbrëmjen e sotme, Berisha ka akuzuar Altin Dumanin se po amniston krimin elektoral, me kërkesën që të ndryshohet kushtetuta dhe ti zgjatet mandati i tij në SPAK.
“Po rri aty mor horr se do japësh llogari për të gjitha këto që bën dhe nuk ka gjë në botë që të shpëton ty”, shtoi më tej kryedemokrati.
Fjalimi i plotë:
Miqtë e mi, beteja jonë është më e rëndësishmja në tërë historinë e këtij vendi pas pavarësisë së Shqipërisë.
Diktatura komuniste u rrëzua, por ajo në këmbë nuk mund të qëndronte.
Diktatura e drogës, e krimit, e vjedhjeve, e korrupsionit të tmerrshëm është diktatura më e egër, më shkatërrimtare për kombin dhe qenien e tij.
Miqtë e mi, koha po vjen me moton: ja të vdesim, ja të rrojmë për liri.
Ja të vdesim ja të rrojmë për votën e lirë.
Ky duhet të jetë dhe do të jetë lajtmotivi i luftëtarëve të lirisë, lajtmotivi i atyre që do të shembin diktaturën.
Të dashur miq, me aktin makabër të kryehorrit të historisë së akuzës shqiptare, Altin Dumani, u godit përfundimisht çdo shpresë, çdo mundësi për të vendosur para ligjit kriminelët elektoralë.
Miq, njoftimi që ai u bëri familjeve mafioze armike për jetë dhe vdekje të votës së lirë të shqiptarëve, ky kriminel, ky mercenar u tha shqiptarëve se ju kot votoni.
Sepse hanxharët e krimit prapë do ju numërojnë ju votat.
Pushteti i krimit sërish do sundojë mbi ju.
Ju e patë vetë mercenarin që shëtit nga një zyrë në tjetër me kërkesën e vetme të ndryshojmë Kushtetutën për prapanicën e tij.
Po rri aty mor horr se do japësh llogari për të gjitha këto që bën dhe nuk ka gjë në botë që të shpëton ty.
Dashke të ndryshojmë Kushtetutën për ty!
A e dëgjonit miq, a e shihnit dje ekipin e kriminelëve, të hajdutëve se si ulnin kokën dhe betoheshin të ndryshonin Kushtetutën për menderen e mercenarit Altin Zamani.
Lajmërimi i bosëve më kryesorë që shkelmuan dhe dhunuan votën e shqiptarëve në tërë Shqipërinë e mesme, përbën amnistinë më kriminale të Edi Ramës dhe Altin Dumanit.