Eurodeputet apo kryetar bashkie? Flet Beleri: Nëse dal i pafajshëm në Apel zgjedh Himarën!

0

Kryetari i zgjedhur i Himarës , Fredi Beleri i cili është edhe deputet në Parlamentin Evropian, në një intervistë telefonike nga burgu për “Eeuronews” tha se nëse Apeli do ta shpallë të pafajshëm ai do të zgjedhë të jetë kryebashkiaku i Himarës.

Në mbledhjen e parë të Parlamentit Evropian ai mori pjesë online me leje të posaçme. Beleri tha se ai ka besim dhe nëse nuk do të gjejë në Shqipëri të drejtën e tij do të bëjë atë në Strasburg.

“Të martën u bë mbledhja e parë dhe me leje mu mundësia të marr pjesë në mbledhje. Këtu personeli më sillet me profesionalizëm. Jam si gjithë të gjithë. Në mbledhje mora pjesë me leje.

Mitsotakis më përgëzoi për fitoren dhe më tha se ishte i kënaqur. Unë jam një nga 21 deputetët grekë dhe do të kem politikat e tyre në Parlamentin Evropian. Edhe unë jam edhe shqiptar e do mundohem të bëj kontributin tim. Për mua Shqipëria nuk është Edi Rama. Nëse dal i pafajshëm unë bëj zgjedh Bashkinë e Himarës”, tha Beleri.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu