Eurodeputeti, Fredi Beleri i cili po merr pjesë në mbledhjen e KQZ ku po diskutohet mbi mandatin e tij si kryetar bashkie në Himarë është shprehur se ‘siç erdha në KQZ, mund të kisha shkuar në Himarë për t’u betuar’.
Fredi Beleri: Siç erdha sot këtu mund të kisha shkuar në Himarë e të isha betuar. Vullnet politik ishte sot, Drejtoria e Burgjeve që është në varësi të Ministrit të Drejtësisë dhe Kryeministrisë më dha leje.
Këtë leje mund ta merrja për të bërë betimin, ata që vendosën rrëmbimin e Bashkisë Himarës duhet të lini të pinë gotën e helmit deri në fund.
Unë duhet të betohem dhe më pas të më shkarkojnë.
Jam i qartë që mandati im si kryetar i Bashkisë së Himarë ka mbaruar.