Në SPAK për fshehje pasurie, Luan Baçi: Një patronazhist mjeran më kallëzoi!

0

Deputeti i PD, Luan Baçi ka dalë nga ambientet e SPAK pas një kallëzimi për fshehje pasurie.

Para gazetarëve ai tha se u pyet për një çështje që ishte mbyllur më parë, por ishte kallëzuar sërish. Pas daljes nga SPAK, Baçi është shprehur se për këtë çështje është hetuar më herët dhe është mbyllur.

Baçi u shpreh SPAK ka dëshirë t’i thërrasë deputetët e opozitës për kallëzime qesharake.

“Dhashë deklarime për llogari të një kallëzimi të bërë kundër meje për “fshehje të pasurisë”. I njëjti kallëzim i bërë nga një patronazhist bravist është hetuar më herët dhe është vendosur pushimi. Por SPAK duket se e ka më dëshirë t’i thërrasë deputetët r PD edhe për kallëzime qesharake”, u shpreh Baçi pasi doli nga SPAK.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu